Secondary Adv

Fasadat inspiruese nga Sto Albania Comtek

Share on Google+

Sto Group është një nga prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë të produkteve dhe sistemeve për veshjet e fasadave të ndërtesave.

Kompania fokusohet në radhë të parë në sistemet e izolimit të mureve të jashtme (EWIS), një sektor në të cilin Sto Group zë një pozitë udhëheqëse dhe gjithashtu në sistemet e veshjes (RSC). Të përfshira në grupin e produkteve të sistemit të fasadave janë sistemet e paraqitjes dhe bojës për aplikimet e jashtme.

Gama e produkteve të Sto Group përfshin edhe produkte për ambjente të brendshme, të tilla si veshjet dekorative dhe sistemet akustike për rregullimin e zhurmës në ambjent. Sto Albania Comtek ju njeh me risitë më të fundit në sektorët e ndërtimit dhe specifikisht në veshjen e fasadave me materialet më cilësore në treg.  Sto, një burim i frymëzimit dhe njohurive për arkitekturën dhe industrinë e ndërtimit!

 

Fasadat e lyera

 

 

 

 

 

Gama jonë e gjerë e materialeve përfshin lyerje, panele qelqi modulare, pllaka qeramike dhe veshja e sipërfaqeve me materiale të ndryshme për t'ju pajisur me ide frymëzuese, gjithëpërfshirëse dhe të gjithanshme për ambicjet tuaja krijuese. Ndërthurja e këtyre sipërfaqeve duke përdorur të njëjtët substrate lejon zbatimin e lehtë të ideve të dizajnit.

 

Struktura

Strukturat me kokrriza ose me grimca janë klasike në suvatim. Përveç kësaj, përshtatjet në teknikat e aplikimit në fasada janë në gjendje të përmirësojnë ndjeshëm opsionet e dizajnit të sipërfaqeve, duke bërë të mundur krijimin e llojeve të fasadave grafiato. Materiale të tilla si grimca prej qelqi ose siliciumkarbidi shtuar në pamjen vizuale të sipërfaqes, i jep një shprehje individuale. Këto sipërfaqe të përshtatura janë strukturuar nga Sto për të formuar gamën StoSignature duke e bërë më të lehtë për projektuesin të projektojë dhe aplikuesit për të realizuar.

 

Forma

Përfundimet tona dhe sistemet e izolimit të fasadave në përgjithësi janë pa ngarkesë dhe shumë të lehta. Kjo do të thotë se ato ofrojnë hapësirë të gjerë për të eksperimentuar me formën e ndërtesës. Fasada të mëdha, të crregullta, të lakuara ose të dekoruara, me ne janë të lehta për t'u krijuar, dhe në të njëjtën kohë arrijnë standardet më të larta në drejtim të efiçiencës së energjisë.

 

Detajet

Gama e sipërfaqeve, elementët e fasadës 3D dhe komponentët e veshjes janë të dizajnuara për të punuar së bashku me njëri-tjetrin, duke rezultuar në arritjen përfundimtare për realizimin e fasadave të veçanta që u mundëson projektuesve të përdorin materialet sipas dëshirës.
 


Përbërja e materialit

Ashtu si rrudhat e një fytyre, shtresa që ndërton mbi sipërfaqet tregon një histori. Suvatimet tona, stukot dhe materialet e llaçit vijnë në një sërë lidhësish. Shtresat e lidhura me silikat janë zgjedhja e preferuar për restaurimin e ndërtesave, ndërsa silikoni ose ngjyrat akrilike pa çimento sigurojnë një pamje uniforme dhe janë të nevojshme për të arritur ngjyra të fuqishme e të gjalla. Ngjyrat e pastelave, teksturat e pafundme dhe madje edhe elementët 3D janë gjithashtu në dispozicionin tuaj për të sjellë fasadat në jetë. Me gamën tonë të re ne kemi zhvilluar dhe formalizuar një qasje logjike, të strukturuar mirë për realizimin e të gjitha fasadave dhe sipërfaqeve të sipërpërmendura.


Texture + Efekte = kombinime të palimituara!


Më të lexuarat